Despacito zhduket nga rrjeti: Hackerat fshijnë hitin…

Showbiz

despacito12
Disa hacker-a kanë fshirë këngën më të klikuar në youtube, “Despacito”. Megjithatë, ata nuk kanë arritur ta mbajnë këtë gjë për një kohë të gjatë. Vetëm pak pas orësh kënga është vënë përsëri në të gjitha platformat online.

despacito

Ky sulm ndodhi vetëm 5 ditë pasi u njoftua se kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee kishte arritur të thyente rekord me 5 miliardë klikime. “Despacito” është publikuar në janar të vitit 2017 dhe ka thyer rekorde jo vetëm në Youtube, por edhe në trasmetime televizive. Momentalisht, ajo mban vendin e parë si kënga më e trasmetuar në botë.