Dështim në photoshop! Ndjekësit “i vërsulen” Kim Kardashian!

Showbiz

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner lajmëruan bashkëpunimin e tyre më të ri në produktet kozmetike nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, e cila deri diku duket ikonike, si çdo foto tjetër e motrave. Megjithatë, fansat janë treguar symprehtë dhe kanë vënë re një detaj të çuditshëm në dorën e Kim-it, më saktë në gishtin e saj të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on


Shumica nuk do ta vinin re asnjëherë këtë detaj, mirëpo fansat e saj nuk i kanë kursyer komentet, të cilët më së shumti shkruanin: “Dora e Kim duket kaq e çuditshme”, “Çfarë problemi ka dora e saj”, etj.
Gishti i madh i dorës së saj ka të njëjtën gjatësi si gishtat e tjerë, por Kim ka injoruar çdo koment negativ.