Dita e madhe është vetëm pak ditë larg. Ndërkohë që po zbulohen gradualisht të gjitha detajet e dasmës mbretërore, Meghan dhe Harry kanë treguar diçka që i ka gëzuar të gjithë. Bëhet fjalë për statujën prej dylle të çiftit, statua të cilat janë realizuar tashmë dhe pikërisht në ditën e dasmës së tyre, do të vendosen në muzeun “Madame Tussauds”.
Gjatë kësaj ditë, përveç faktit që kushdo me emrin Harry apo Meghan do të hyjnë falas në muze, të gjithë do të kenë mundësi të bëjnë një foto me ta. Statujat janë punuar me një mjeshtëri aq të madhe, sa nuk bëhet dot diferenca me personat realë.