Dermatologia e Angelia Jolie, tregon sekretet e bukurisë së saj!

Showbiz

angelina derma
Është e padiskutueshme që Angelina Jolie është ikona e bukurisë. Jo vetëm kaq, por duket se lëkura e saj është gjithmonë perfekte. Së fundmi, dermatologia e saj ka treguar rutinën që Jolie ndjek.

dermatologe

“Angelina ka krijuar një rutinë bukurie në përshtatshmëri me lëkurën e saj. Ashtu siç duhet të bëjnë të gjithë, ajo ka njohur lëkurën e saj që në rastin konkret është një lëkurë e yndyrshme. Më pas, çdo produkt e ka marrë të orientuar rreth këtij detaji. Një nga gjërat kryesore është fakti që lyhet shumë pak dhe pavarësisht angazhimeve, rutina e saj e bukurisë nuk ndryshon kurrë. Ajo përdor gjithmonë produkte tek të cilat ka krijuar besim tashmë dhe nuk eksperimenton me të reja. E mbron përherë lëkurën nga dielli si dhe kujdeset të bëjë herë pas here maska dhe trajtime fytyrë me produkte bio.”