Depp dhe Heard i japin fund martesës

Showbiz

amber2.jpg

Pas 15 muajve martesë, Johny Depp dhe bashkëshortja e tij, aktorja Amber Heard kanë vendosur të ndahen.

30-vjeçarja paraqiti dokumentet për divorcin në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke cituar si shkak dallime të papajtueshme.

Çifti u përfshi së fundmi në një çështje gjyqësore në Australi, pasi Heard futi ilegalisht në vend 2 qentë e saj.

Në muajin prill ajo u shpall fajtore për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në përfundim të çështjes, dyshja kërkoi ndjesë dhe shprehu keqardhjen në një video të postuar online, përmes së cilës këshilluan turistët të respektojnë ligjet australiane./