Deniz Baysal: “Nuk mendojmë ende për fëmijë, tani për tani kjo më duket një kërkesë egoiste ”

Showbiz

Aktorja e njohur Deniz Baysal, edhe pse prej pesë vitesh jeton një martesë të lumtur me këngëtarin Barış Yurtçu, së fundmi ka zbuluar se edhe pse koha që kanë kaluar nuk mund të konsiderohet e paktë, ata sërish nuk ndihen gati për tu bërë prindër.  Në një deklaratë dhënë së fundmi për mediat, aktorja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk mendojnë dhe as nuk janë duke diskutuar për sjelljen në jetë të një fëmije. Aktorja e njohur 33-vjeçare gjatë deklaratës citoi: “Mendoj se është problem nëse nuk do të jemi më dy por tre. E di! kjo që po thewm mund tju duket mendim egoist por sinqerisht, ne nukjemi ende gati për tu bërë prindër “. Duke iu referuar vështirësive të karrierës në profesionin e aktorit, Baysal u shpreh: “A ju ka ndodhur të keni ndjerë se profesioni juaj ju ka lodhur? Kur të thyhet zemra, këtë mendim kam jo vetëm unë por edhe të gjithë miqtë e mi aktorë! Në fillim të karrierës sime mendoja si do ta paguaj qiranë e shtëpisë, lehtësisht, por nuk ishte kështu, është një rrugëtim i vështirë, megjithatë  nuk kam asnjë pendesë apo keqardhje për zgjedhjen time pavarësisht se ndonjëherë do të doja të isha duke ecur në një rrugë tjetër. Megjithatë ky mendim nuk më zgjat! Ka ndodhur gjithçka ngadalë, ashtu siç kam dashur“.

 

E pyetur për  momentin më të sikletshëm në jetën e saj, ajo rrëfeu: “Ndërsa luanim në Kaçak Gelinler, seriali ynë ndërroi vendin e transmetimit. Më pas vesha në prezantimin  e premierës unë shkova e veshur me një fund dhe taka të larta. Por kur shkova aty pash se të gjithë erdhën të veshur thjesht dhe me stil sportiv, veshur me bluzë dhe xhinse“. Për shumë nga ndjekësit e saj, Baysel u vlerësua për sinqeritetin e treguar gjatë deklaratës kryesisht lidhur me temën e bërjes prind. Por pati edhe të tjerë që pyetën me habi se çfarë duhej pritur pas pesë vjetësh martese, për të bërë një fëmijë.