Deniz Baysal: “Nëse nuk do të isha bërë aktore…”

Showbiz

Deniz Baysal, aktorja sharmante të cilën e kujtojmë me interpretimin e personazhit të Hazan në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ditët e fundit u vendos në fokusin e revistës ‘Mag’. Aktorja, e cila sapo ka përfunduar edhe një projekt ku ka qenë bashkëprotagoniste me aktorin Caglar Ertugrul, ka folur për ëndrrat e saj. Aktorja gjithashtu bëri deklarata të sinqerta për jetën dhe karrierën. Ajo rrëfeu se mendon se çdo tipar dhe çdo sjellje e saj, krijon personin që ajo është. Pak-kush prej jush mund ta ketë ditur dëshirën e saj të mbartur me vete që nga fëmijëria, lidhur me profesionin e ëndrrave. Deniz ka zbuluar se nëse nuk do të ishte aktore do të donte të ishte psikologe. Deniz tregoi se mënyra se si truri i njeriut funksionon, ngjall shumë kureshtje tek ajo. Në lidhje me personazhin që i dha jetë në projektin e fundit, aktorja u shpreh se ishte ndjesi e veçantë për të, të përfshihej në jetën e saj dhe tha se çdo moment, çdo skenë ku ajo ishte e pranishme i falte një kënaqësi të ndryshme nga skenat e mëparshme”.