Rezarta Shkurta ka qenë dhe mbetet një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it! Duket se çdo deklaratë e saj, foto e postuar apo dedikim përbën lajm për portalet e historia me bashkëshortin e saj nuk ka si të mbetet pas. Shtatorin e vitit të shkuar, Hoxha u lirua nga burgu pasi vuajti tre vite dënimin me heqje lirie, dhe nga ajo kohë e deri më tani, është i pandashëm nga Rezarta dhe vajza e tyre Hera. Më herët këtë vit, gjatë pushimeve në Dubai, Hoxha i propozoi për martesë të dashurës së tij të zemrës pas 15-vitesh bashkë.
Shumë e lumtur Rezarta do të ndante këtë foto në Instagram dhe do e shoqëronte me këto fjalë: Në të mirë e në të keqe gjithmonë pranë teje! Të Dua”.
Ndonëse ditëve të errëta u erdhi fundi, Rezarta Shkurta rrëfeu në një intervistë një nga periudhat më të errëta të jetës së saj.
“Ka pasur vështirësitë e veta. Nuk ka qenë e lehtë 4 vite mungesë dhe e kuptuam se ishin shumë kur ishim përballë njëri-tjetrit. Mendoj se fatmirësisht dhe fatkeqësisht jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë dhe më vjen pak inat sepse mund ta quaj veten grua të varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dallgë më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, është shprehur Rezarta.