Demi Moore rikthehet në Kanë pas 25 vitesh, publiku e duartrokiti për 13 minuta

Showbiz

Festivali i Filmit në Kanë edhe këtë vit mblodhi së bashku emra të mëdhenj të botës së aktrimit dhe showbizit dhe disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit u rikthyen në tapetin e kuq. Ylli i një sërë filmash të famshëm si: “The Juror”, “About Last Night”, “Ghost”, “Striptease” etj,   u rikthye në këtë festival filmik pas 25 vitesh.

Një ditë më pas aktorja mori pjesë në një takim me gazetarë, ku shfaqej  më një fustan të thjeshtë por fin dhe ka pozuar krahë një qeni nga i cila nuk u nda për asnjë çast.

 

Moore tërheqi vëmendjen me pamjen e saj  e cila nuk e shfaqte aspak moshën e aktores. Në eventin e ashtuquajtur ‘Oscars i Modës’, në fund të vitit të kaluar, shkruhej se ajo  dukej më mirë se 10 vjet më parë. Festivali i Filmit në Kanë ka nisur më 14 maj dhe do të zgjasë deri më datë 25.