Demi Lovato shpreh sa shumë i mungon Obama si president i SHBA

Showbiz

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato ka shprehur jo pak herë mendimet e saj hapur lidhur me vendimet e Presidentit Trump për Amerikën.

Ajo ka dalë kundër një sërë masash të marra nga Trump, ndërsa së fundmi ka treguar hapur se i mungon shumë që në krye të vendit të ishte ish-presidenti Barack Obama.
“Ditët e Obama-s. Ah sa shumë na mungon ti”, ka shkruar Lovato krah fotos së Barack.
Kujtojmë se momentalisht në Amerikë janë duke u zhvilluar një sërë protestash, për shkak të humbjes së jetës së George Floyd. Situata shumë e agravuar ka bërë që Trump të paralajmërojë qytetarët se në rast se protestat nuk marrin fund, ushtria e vendit do të zbarkojë në rrugë.

 

View this post on Instagram

#Obamaday #ohhowwemissyou ????????

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on