Demi Lovato ka bërë një zbulim shokues mbi jetën e saj.
“Kur isha 7 vjeçe e dija se nëse do t’i jepja fund jetës sime dhimbja do të përfundonte,”- tha ajo për prezantuesin e US TV, Phil. 25-vjeçarja tregoi se kishte mendime vetëvrasëse kur po luftonte me depresionin dhe çrregullimin e saj bipolar.
Lovato tha gjithashtu se kishte raste kur nëna e saj kishte frikë ta zgjonte sepse nuk e dinte nëse do të ishte gjallë apo jo.