Demi Lovato, merr këtë vendim për miqtë e saj më të vjetër!

Showbiz

Demi Lovato

Demi Lovato tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore pas mbidozës në muajin korrik dhe 90 ditëve qëndrim në qëndrën e rehabilitimit. Ajo tashmë ka marrë një vendim të cilin shumë prej nesh mund ta kemi bërë disa herë në jetën tonë. Demi ka vendosur që të heqë disa nga ndjekësit e saj, por bëhet fjalë për disa miq të afërt. Ajo ka nisur nga Nick Jonas me të cilin ka bashkëpunuar, madje është miku më i mirë që ajo ka patur ndër vite, edhe pse janë përfolur përherë se mes tyre kishte diçka më tepër.

MI0004290901

Ajo ka vendosur që të mbajë vëllezërit e tij dhe prindërit. Reperja e njohura Iggy Azalea nuk është më në listën e ndjekësve të këngëtares e bashkë me të edhe Selena Gomez që ka qenë edhe një ndër mikeshat e saj. Selena ishte ajo që në fillim të vitit 2018-të i hoqi Demi-n e tashmë mesa duket ajo vendosi mos ta mbante më. Çfarë e bëri Lovaton të vepronte në këtë mënyrë?