Demi Lovato: Më kishin mbetur 5 minuta jetë, por dikush më shpëtoi

Showbiz

Ylli i Popit, Demi Lovato ka befasuar me deklaratat e saj në dokumentarin ‘Dancing with the devil’ të cilin e ka publikuar në YouTube që prej 23 marsit. Ajo ka folur hapur në lidhje me ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë, kur asaj iu rrezikua jeta pasi kaloi në mbidozë.

Ajo ka folur gjtihmonë për problemet e saj me buliminë, varësinë nga alkooli dhe lëndët narkotike, por në dokumentar foli edhe për mbrëmjen fatale kur një përzierje e heroinës me fenantil për pak i mori jetën. Ishte ish-asistenti i saj, Jordan Jackson i cili e gjeti pa ndjenja në dhomën e gjumit.

“Ishte ish-asistenti im që më gjeti pa ndjenja në dhomën e gjumit. Mjekët më thanë se kisha 5 deri në 10 minuta jetë; pra, nëse askush nuk do të më kishte gjetur, unë nuk do të isha këtu sot. Dhe unë jam mirënjohëse që jam e ulur këtu sot. Po, jam shumë mirënjohëse. Dr. Shouri Lahiri, neurologu që u kujdes për mua e përshkruan si një situatë jashtëzakonisht dramatike, me nivele shumë të ulëta të oksigjenit, dëmtime të trurit dhe vetëm 17% mundësi që të mbijetoja; për ditë të tëra isha e lidhur me një makinë që më pastronte gjakun. Unë kam pasur tre goditje në tru dhe një atak. Akoma nuk mund të ngas makinën, kam probleme me shikimin kështu që ndonjëherë ndodh që kur mbush një gotë me ujë, e derdh se nuk gjej dot drejtimin. Unë gjithashtu kisha pneumoni nga asfiksia dhe shumë dëmtime të organeve”, rrëfeu këngëtarja në lidhje me problemet e saj.