Demi Lovato kalon në overdozë, përfundon me urgjencë në spital!

Showbiz

demi droge
Këngëtarja e njohur, Demi Lovato është nisur në një spital të Los Angeles për shkak të mbidozës së heroinës. 25-vjeçarja është transportuar nga shtëpia e saj në spital dhe është trajtuar menjëherë me një ilaç që kthen mbrapsht efektit e mbidozës. Megjithatë ende nuk dihet se në çfarë gjendje ndodhet për momentin këngëtarja.

lovato

Prej vitesh Demi Lovato ka vuajtur nga problemet mendore dhe çrregullimet në të ushqyer. Madje shumë herë ajo ka folur hapur në publik për problemet e saj dhe si i ka trajtuar. Për më tepër në një nga këngët e saj, Demi i kërkon falje edhe të gjithë personave të dashur që e kanë parë në gjendje të keqe për shkak të përdorimit të drogërave dhe alkoolit.