Demi Lovato ka një kritikë të ashpër për…

Showbiz

demi dasme
Pak kohë pasi ju kthye gjendjes së saj normale për shkak të mbidozës, duket se Demi Lovato ka filluar të ndihet sërish keq nga reklamat e ‘Instagram’-it. Këngëtarja ka treguar se ky rrjet social shfaq në profilet e njerëzve disa reklama që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të tyre. Ajo ka thënë se reklamat i bëjnë njerëzit të ndihen keq dhe të kenë probleme edhe me ushqyerjen.

1 e1546639246155 1

“Kjo është absolutisht e dëmshme për këdo që është i influencuar nga presioni social që ushtrohet ndaj nesh për shkak të kulturës distike për të humbur peshë, në një botë që na mëson ne të barazojmë vlerat tona me pamjen dhe veçanërisht këdo që trajtohet për çrregullimet me të ushqyerin”, – ka shkruar Demi.Më parë edhe vetë këngëtarja ka pasur probleme me ushqimin dhe këtë e ka pranuar në disa intervista të ndryshme.