Para pak ditësh këngëtarja Demi Lovato u shtrua me urgjencë në spital për shkak të mbidozës. Gjatë stabilizimit të gjendjes së saj nga doktorët, ajo nuk pranoi të tregonte se çfarë kishte përdorur. Menjëherë pasi lajmi u bë publik, familjarët, miqtë dhe fansat e saj, treguan suportin maksimal kundrejt këngëtares. Kjo ngjarje, e ka bërë atë të reflektojë dhe të marrë një vendim. Demi ka vendosur të shtrohet në një qendër rehabilitimi për t’u shëruar nga varësia e saj nga droga.
Menjëherë pas daljes nga spitali, ajo do të drejtohet tek qendra që ka zgjedhur. Kujtojmë se këngëtarja ka patur edhe më herët probleme me drogën dhe alkoolin, madje për disa vite ajo ishte tejet krenare pasi nuk kishte konsumuar asgjë. Por, shenjat e para të rikthimit tek këto vese, Demi i dha në tekstin e këngës së saj, teksa i kërkonte falje të gjithëve për shqetësimet që iu ka shkaktuar dhe shpjegonte sesi kishte rënë sërish “pre” e drogërave dhe alkoolit.