Demi Lovato detyrohet të mbyllë rrjetet sociale

Showbiz

Demi Lovato ka marrë shumë urrejtje këto ditë në rrjetet sociale pasi vendosi të mbështesë publikisht menaxherin Scooter Brown pas akuzave që i bëri Taylor Swift atij.

“Jam marrë me shumë njerëz të këqinj në këtë industri, por Scooter nuk është një prej tyre. Ai është një burrë i mirë. Shamëni sa të doni, por unë do t’i mbetem besnike ekipit tim. E vlerësln besnikërinë shumë më tepër se shumë njerëz në këtë botë dhe nëse emri im përmendet në një bisedë unë do ta mbroj veten dhe njerëzit e mi.”

Pas këtyre, mund ta merrni me mend se sa shumë urrejtje mori jo vetëm nga fansat e Taylor-it, por nga shumë njerëz të cilët e besojnë këngëtaren.

Kështu, sot Demi Lovato vendosi të marrë një vendim drastik, duke u shkëputur nga rrjetet sociale, siç njoftoi në një postim në Instagram.

“Po e bëj pushim për ca kohë. Tregohuni të dhembshur.”