Demer Ozdemir është aktorja që të gjithë e njohim nga seriali “Një puthje në errësirë” i cili transmetohet në platformën Tring!
Aktorja bukuroshe ka treguar se për 6 vite më rradhë ka sakrifikuar shumë dëshira dhe qejfe për tju dedikuar plotësisht punës dhe karrierës. Ajo është shprehur se më parë planifikonte, por asnjëherë nuk i realizonte dot ato që dëshironte për shkak të orarit të ngjeshur për xhirime dhe projekte të ndryshme.
View this post on Instagram
Ka ardhur dita që ajo të mendojë edhe për veten e saj, ndaj këtë verë e kemi parë të pushojë disa herë në destinacione të ndryshme, por kryesisht në Bodrum. Madje aktorja u shpreh se që nga ky moment do i kushtojë edhe më tepër rëndësi vetes dhe trupit të saj duke u trajtuar gjatë gjithë kohës. Ditën e djeshme ajo ka kaluar rreth 2 orë në një sallon bukurie duke trajtuar flokët.
View this post on Instagram
Neve gjithmonë na është dukur e kuruar dhe e bukur, por duket se tani do të na pëlqejnë akoma edhe më tepër!