Aktorja e serialit “Një puthje në errësirë”, është mjaft e dashur për publikun dhe ka një numër tejet të madh ndjekësish në rrjete sociale. Mirëpo, ndryshe nga shumë kolege të saj, Demet është shumë pak aktive në këto rrjete. Pavarësisht se numëron mbi 7.3 milion ndjekës, rrallëherë Demet publikon foto në profilin e saj.
Duke qenë se pjesën më të madhe të kohës ajo është në një set xhirimi, e fokusuar nga kamerat dhe aparatët fotografik, për Demet është kthyer në bezdi të pozojë përpara aparatit apo telefonit. Kur mbaron xhirimet, aktorja as nuk e çon nëpër mend të merret me foto për Instagramin, prandaj postimet e saj janë kaq të rralla dhe shpesh jo të fokusuara tek jeta e saj e përditshme.