Së fundmi, Demet Özdemir ishte e ftuar në një program televiziv. Aktorja e dashur e cila ka fituar me lehtësi zemrat e publikut shqiptar përmes interpretimit të personazheve të paharrueshme në shumë filma dhe seriale, ka treguar se është jo vetëm një nga aktoret turke më të spikatura por se gjithashtu është një person empatik dhe bujar. Ajo ka dhuruar katër karrige me rrota për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë. Özdemir deklaroi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se i pëlqente të ndihmonte të tjerët dhe u shpreh se të qenit bamirës nuk ndihmon vetëm personin që i ofrohet ndihma por më tepër vlen për atë që ofron ndihmën. “Nëse çdokush do të jepte pak nga ajo që ka mundësi, bota do të ishte pa asnjë dyshim një vend më i mirë“, është shprehur Ozdemir ndërsa ka folur për gjestin e saj. Publiku në studio por edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale e përgëzuan aktoren për këtë veprim. Protagonistja e serialit ‘Farah’ ka përcjellë te fansat dhe publiku mesazhin se të jesh i famshëm nuk do të thotë vetëm të jesh i dukshëm, por edhe të ndërmarrësh hapa që do të ndryshonin jetën e dikujt.
Demet Özdemir komentohet shpesh për opinionet e saj të shfaqura në postimet e shpeshta në rrjetet sociale lidhur me tematika të ndryshme, por edhe për jetën private e cila ndryshe nga fati i personazheve të cilat ajo ka interpretuar, nuk pati një fund të lumtur. Kujtojmë se fejesa e saj këngëtarin Oguzhan Koç ishte jetëshkurtër.