Demet Özdemir, protagonistja e serialit aq të dashur ‘Farah’, i cili pak kohë më parë shënoi shikueshmëri maksimale në Tring, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Elle Style’ me një fustan të stilistit Yıldırım Mayruk të cilin Victoria Beckham kishte veshur 20 vjet më parë. Özdemir, e cila tërhoqi vëmendjen me elegancën, fitoi një admirim të madh me prezantimin e saj në këtë ceremoni të përvitshme ku vlerësohet stili i aktorëve.
Duket se zgjedhja Özdemir ishte menduar me kujdes kohë më parë. Para shumë vitesh ky dizajn i veçantë ishtezgjedhur ur nga Victoria Beckham, një nga emrat ikonë të botës së modës. Aktorja e sukseshme frymëzuar nga moda e dikurshme, në pak kohë u bë një nga emrat më të përfolur të pjesmarrësve në ceremoni. Ajo gjithashtu mori vlerësime edhe nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.