Demet Özdemir është parë në Levent disa ditë më pare duke dale nga një qendër bukurie. Aktorja bukuroshe, protagoniste në shumë seriale të transmetuara ekskluzivisht nga Tring, “Një puthje në errësirë”, “Dhoma 309”, “Mësime dashurie” ka thënë se asnjëherë nuk e le pas dore kujdesin e fytyrës dhe mbi të gjitha çfarë ka shfaqur më tepër efekt në të, jogën e fytyrës! Özdemir, e cila ka dalë para kamerave pa make up ka thënë, “E kam filluar shpejt që të qëndroj e re pa pasur nevojën e gjilpërave”.
E pyetur për angazhimet profesionale, Özdemir ka thënë për gazetarët se gjëra shumë të bukura po vijnë. “Jam shumë e angazhuar dhe e stresuar për momentin sepse dua që çdo gjë të jetë perfekte dhe të gjithë të jenë të lumtur” ka thënë aktorja.