Demet Özdemir, e cila po përgatitet për martesën e saj me Oğuzhan Koç, është bërë së fundmi imazhi i kopertinës se revistës ‘Elle’. Ajo duke folur për revistën bëri rrëfime të sinqerta për personazhet që ajo ka interpretuar. Aktorja e famshme tregoi se çdo personazh që ajo ka interpretuar ndryshonte nga tjetri, pasi edhe jetët e tyre zhvilloheshin në kushte të ndryshme. Demet rrëfeu se kishte mësuar shumë duke lexuar dhe interpretuar jetën dhe karakterin e personazheve të saj. ‘Gjatë këtyre viteve si aktore kam zbuluar mësime për veten time! Nuk do të ishte e drejtë të veçoja një personazh nga tjetri! Janë të gjithë të rëndësishëm për karrierën time. Jam shumë e emocionuar që jeta më dha mundësinë ta shoh veten në jetë të tjera që nuk janë realiteti im’. Ndërkohë, mësohet se çifti pas propozimit të martesës që aktorja mori nga këngëtari menjëherë pas ndarjes së tyre të shkurtër, ka filluar planet konkrete për përgatitjen e dasmës në një nga muajt e ardhshëm.