Demet Özdemir, është vendosur në objektivin e kamerave teksa dukej e çlodhur nga ngarkesa e projekteve të realizuara gjatë sezonit që lam pas. Aktorja ka shpjeguar këndvështrimin e saj lidhur me përkushtrimin, lodhjen dhe organizimin e kohës në këtë periudhë ku i duhet të përgatitet edhe për dasmën e saj me këngëtarin Ouzhan Koç. “Siç e dini, setet janë shumë të ngarkuara dhe gjithashtu përgatitjet e dasmës kërkojnë shumë kohë. Ndodhem në një periudhë të lodhshme, të ngarkuar dhe plot tension”, ishin fjalët e aktores që përshkruanin situatën e saj të tanishme. Lidhur me ecurinë e lidhjes romantike me bashkëshortin e ardhshëm, pas të gjitha sfidave të së skuarës, ylli i filmave dhe serialeve u shpreh se fati kishte qenë në anën e tyre duke iu mësuar të dyve çfarë është lumturia. Ozdemir u shpreh se tani ishte në kërkim të fustanit të ëndrrave njësoj siç e kishte imagjinuar kur e shihte me sytë e një vogëlusheje, ndërsa luante me kukullat e saj si princesha.