Demet Ozdemir një “Lady in Red” e mahnitshme gjatë pushimeve të saj

Showbiz

Aktorja e fashme e serialit “Një puthje në errësirë” Demet Ozdemir mori disa ditë pushime me normalizimin e situatës për shkak të gjendjes së pandemisë ndaj koronavirusit.

Menjëherë pas procesit të heqjes së kufizimeve, aktorja nisi pushimet e saj. Demet dhe miqtë e saj më të ngushtë morën një jaht me qera për tu larguar dhe për tu qetësuar larg zhurmave të grumbullimeve.

Aktorja postoi një foto në rrjetet sociale  me fustanin e saj të kuq dhe dukej shumë e mahnitshme.

Ndjekësit e saj e pëlqyen dhe komentuan pamasë këtë pamje të aktores mbi varkë.