Demet Ozdemir në një lidhje me Kaan Yıldırım? Shikoni pamjet që kapin “mat” çiftin…

Showbiz

Për një kohë të gjatë aktorja Demet Ozdemir u përfol për një lidhje të mundshme me Can Yaman, pas përfundimit të serialit “Një puthje në errësirë” ku luanin si protagonistë. Mesa duket ky lajm nuk ka qenë aspak i vërtetë, ndaj dhe dyshja nuk e aprovonte.

Por, aktorja na befason sërisht. Ajo është fotografuar në pishinën e shtëpisë që Kaan Yilidim ka në Bodrum të Turqisë. Nuk dihet ende nëse ka një lidhje dashurie ndërmjet tyre sepse aty nuk gjendeshin vetëm ata por edhe miq të tjerë. Megjithatë duke marrë parasysh që Can mungon, mund të kuptojmë që ajo dhe Yaman ndoshta në jetën reale nuk janë çift, por thjesht miq të mirë me njeri tjetrin…