Demet Özdemir ka një mesazh: ”Busulla je ti”

Showbiz

Demet Özdemir vijon të shijoj ditë të lumtura pas martesës me emrin e njohur të muzikës Ouzhan Koç! Ylli i serialit “Një puthje në errësirë”, ditët e fundit ka qenë vazhdimisht pranë ndjekësve në rrjetet sociale. Nga Instagrami, aktorja ka përshëndetur ndjekësit e saj me disa fotografi.

Ndërkohë në një intervistë për prestigjozen ‘L’Officiel’ pas martesës,  Özdemir bëri disa deklarata të panjohura më parë, ku mësohet të ketë treguar se që nga fëmijëria kishte qenë një vajzë me imagjinatë, ndërsa tani ndjente se kishte kthyer në jetë gjithçka që dikur e kishte imagjinuar.

Jam rritur në rrugë, hipja në pemë, luaja e thurja ëndrra si çdo vajzë duke  folur me kukullat “Barbi”, mësohet të jetë shprehur aktorja gjatë intervistës, por mesazhi i saj drejtuar fansave përmblidhej në fjalët “Busulla je ti- Varet nga ju që të vendosni në cilat ndalesa do të qëndroni dhe në cilin drejtim do të shkoni”.

Çifti në daljen e tyre të parë publike si të sapomartuar  pohuan njëzëri se ishin përshtatur shpejt me jetën  bashkëshortore.