Demet Özdemir, aktorja e serialit të Tring, “Një puthje në errësirë”, është intervistuar teksa ishte në një qendër tregtare. Ajo është shprehur se zakonisht në Janar merrte pushime nga puna rreth 2-3 javë, por këtë vit nuk do të ketë pushime për të, pasi do të vazhdojnë me xhirime.
Ajo u shpreh: “Ne jemi duke punuar dhe jemi me shumë fat për këtë gjë. Shumë sektorë të ndryshëm janë ndikuar nga pandemia këtë vit dhe shumë persona kanë humbur vendet e tyre të punës. Ndjehem shumë keq për ta. Shpresojmë që të kthehemi në normalitet sa me parë.”