Demet Ozdemir flet e përlotur për përfundimin e serialit “Një puthje në errësirë”…

Showbiz

Demet Ozdemir dhe Can Yaman janë dy aktorët që kanë bërë deklarata publike për përfundimin e xhirimeve të serialit “Një puthje në errësirë” që transmetohet në ekranin e Tring.
Me rastin përfundimit të xhirimeve të gjithë gazetarët kanë shkuar të intervistojnë kastin e aktorëve dhe producentëve. Ndër të intervistuarit ka qenë padyshim edhe Demet e cila u shpreh:
“Më vjen vetëm të qaj. Nuk më pëlqen asnjëherë të them “lamtumirë”. Më vjen shumë keq që e gjitha mbaroi…”
Serialin “Një puthje në errësirë” mund ta ndiqni nga e hëna në të premte ne Jolly HD ora 20:10 dhe 3Plus në orën 21:00.