Thuhet se Demet Özdemir ka marrë një ofertë për serialin “Dynasty”, për të cilin kompania turke e njohur e prodhimit Ay Yapım po bën përgatitje intensive.
Ay Yapım është duke përgatitur një nga projektet më të reja. Versioni turk i serialit “Dynasty”, një nga më te ndjekurit në SHBA që nga vitet 80’ po përgatitet të xhirohet kohët e fundit. Ky serial mban emrin e serialit të dytë më te ndjekur i cili theu rekorde shikueshmërie në Netflix.
Po bëhet një punë intensive për të prodhuar versionin e ri turk të serialit, i cili flet për fëmijët e 2 familjeve të pasura dhe rivalitetin mes tyre. Mendohet se Demet Özdemir, aktorja e njohur turke protagoniste në serialin “Një puthje në errësirë” është një ndër të përzgjedhurat për të qënë pjësë e kastit të serialit.