Çifti i njohur i artistëve Demet Ozdemir dhe Ouzhan Koç, kanë ndarë momente relaksi në jaht duke shijuar sezonin e pushimeve të cilin ata e çelën pak ditë pas fejesës! Dyshja janë kapur nga kamerat gjatë pushimeve të ëmbla e romantike në Goçek. Asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të hyjë në det, por ata kanë shijuar rrezet e diellit dhe bisedat, ndërsa dukeshin në humor mjaft të mirë dhe rrezatonin lumturi. Sigurisht, nuk mund të kalonte pa u vënë, fiziku tërheqës i aktores!
Kur ata vunë re se ishin vendosur në vëmendjen e paparacëve, nuk qëndruan indiferent por kanë përshëndetur me dashamirësi miqtë e tyre gazetarë, të cilët i kanë shoqëruar vazhdimisht gjatë rrugëtimit të dashurisë dhe përshëndetjet e tyre u dukën si një urë komunikimi mes dy palëve për së largu.Ndërkohë, është bërë e ditur koha e dasmës. Aktorja dhe këngëtari ‘po ecin’ drejt altarit, për të qëndruar para tij në përfundim të sezonit të verës!