Ditën e djeshme të gjithë portalet turke dhe jo vetëm filluan të shkruanin në lidhje me fillimin e një romance të mundshme mes Demet Ozdemir dhe Kaan Yildirim. Kjo për arsye se ata janë fotografuar në pishinën e shtëpisë së Kaan.
Për këtë, ata të dy kanë vendosur të japin një sqarim publik në llogaritë personale të Instagram. Demet ka shkruar:
“Ndihem e detyruar të jap një përgjigje publike për të gjitha këto që po lexoj së fundmi në portale. Nuk janë aspak të vërteta sepse unë dhe Kaan jemi thjesht miq dhe ishim duke biseduar në mënyrë tepër miqësore me njëri tjetrin. Prej kohësh kisha dashur të kaloja një palë pushime të tilla me miqtë e mi dhe falë Kaan arritëm ta realizonim një aktivitet të tillë.”
Ndërkohë ka qenë edhe Kaan ai që ka përgënjeshtruar këto lajme duke pohuar se janë vetëm miq të mirë me njeri tjetrin dhe nuk ka asgjë më tepër.