Demet Ozdemir dhe Can Yaman, të destinuar për të qenë bashkë që në fëmijëri…

Showbiz

demet can
Dy aktorët e njohur turq i ndiqni tashmë në serialin “Një puthje në errësirë”, i cili trasmetohet në 3Plus. Can Yaman dhe Demet Ozdemir, janë dy ndër aktorët që e mbajnë gjithmonë të mbërthyer pas tyre vëmendjen e publikut dhe mediave. Që prej fillimit të bashkëpunimit të tyre, fansat aluduan se ndoshta mes tyre ka diçka më tepër sesa thjesht miqësi.

resim 153245OE

Ndërkohë që Can dhe Demet mohojnë të kenë një histori dashurie bashkë, mediat nga ana tjetër vahzdojnë të japin fakte “bindëse” se dy të rinjtë thjesht janë bërë për njëri-tjetrin. Një nga tentativat e fundit për të treguar sesa perfekt janë ata si çift, lidhet pikërisht me fëmijërinë e tyre. Dy aktorët kanë postuar nga një foto nga fëmijëria, ku duken mjaft të ngjashëm. Tiparet brune dhe sytë e errët, e bëjnë Demet dhe Can mjaft të afërt në pamje me njëri-tjetrin. Gjithsesi, pavarësisht faktit a janë apo jo në një lidhje, mund të themi me bindje vetëm se të dy aktorët duken të adhurueshëm si në fëmijëri, ashtu edhe në ditët e sotme.