Demet Akalin më në fund bën paqe me ‘armiken e betuar’?

Showbiz

demet hande
Demet Akalin dhe Hande Yener prej kohësh kanë një “debat” të pakuptushëm me njëra-tjetrën.Siç raportohet nga mediat turke, Demet duket se po bën të pamundurën për t’u armiqësuar me këdo. Sipas kolegëve të saj, ajo flet keq për këdo, injoron punën e të tjerve dhe është personi i parë që diskuton pas shpinës së artistëve të tjerë.

DSC06523k
Megjithatë, duket se gjërat po ndryshojnë. Në mos 100%, të paktën po fillojnë të lëvizin drejt një rruge më pozitive. E themi këtë, pasi Demet duket se është pajtuar me një nga “armiket” më të hershme të saj, Hande Yener. Dy vajzat kanë komentuar pozitivisht rreth një sqarimi me njëra-tjetrën, duke treguar kështu më në fund nota paqësore në marrëdhënien e tyre. Sigurisht, kjo gjë është mirëpritur nga fansat, të cilët nuk e kuptuan kurrë arsyen e kësaj “lufte” mes tyre.