Këngëtarja e njohur turke ka përjetuar mbrëmjen e djeshme një situatë tepër të sikletshme. Disa hajdutë kanë hyrë në vilën e saj dhe kanë vjedhur një sasi të madhe bizhuterish dhe një shumë të konsiderueshme parash. Mirëpo, pjesa më e frikshme e kësaj historie, është fakti që kjo ngjarje ka ndodhur teksa Demet ishte në shtëpi duke pushuar. Ajo ka dëgjuar disa zhurma dhe është ngritur e alarmuar ndërkohë që hajdutët nxitonin të largoheshin nga vila.
Për fat të mirë, ata ishin kapur nga kamerat e sigurisë, gjë e cila solli identifikimin e tyre nga policia. Hajdutët u kapën disa orë pas ngjarjes dhe tashmë ndodhen në paraburgim, ndërkaq Demet vazhdon të jetë e terrorizuar jo vetëm nga ngjarja por sidomos nga fakti se çfarë mund të kishte ndodhur nëse vajza e saj e vogël mund të kishte dalë përpara hajdutëve.