Del për herë të parë në publik, Khloe Kardashian tregon detajin që e bezdis…

Showbiz

khl kardsh
Në 8 maj, Khloe solli në jetë vajzë e saj të parë, True. Lindja e saj, u shoqërua nga një zhurmë e madhe mediatike, jo vetëm për faktin se është vajza e parë e Khloe-t, por sidomos për faktin se pikërisht ato ditë, qarkulluan në rrjet video ku shihej se partneri i Khloe-s e kishte tradhëtuar atë me disa vajza. Megjithatë, Khloe tashmë duket se është fokusuar vetëm tek përkujdesjet për vajzën. Ditën e djeshme, ajo doli për herë të parë në publik, duke u munduar ta fshihte fytyrën e vajzës në çdo mënyrë. Megjithatë, nga fotot e shkrepura nga paparacët, Khloe vuri re diçka.

khloe paparac
“Kur e pashë veten në ato fotot e para të formave të mia pas shtatzanisë, nuk mund të besoja se sa e madhe dukesha nga çdo këndvështrim. Mezi po pre që t’i rikthehem aktiviteteve të mia përsëri dhe të kthej trupin tim ashtu siç ishte përpara shtatzanisë,” ka thënë ajo.