Del e vërteta: Babastars nuk ‘egziston’ më!

Showbiz

babastarss
Një deklaratë e papritur në llogarinë personale të Cozman ka tronditur fansat e labelit të njohur Babastars. Ylber Abdullahu, i njohur me emrin e artit Cozman, ka njoftuar se është larguar nga grupi me të cilin bashkëpunon prej vitesh, Babastars. Por nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duke shpjeguar arsyet e tij të largimit, ndër të tjera, Cozman shkruan në status se Babastars do të mbeten gjithmonë në zemrën e tij, por, siç i quan ai, interesat personale kanë triumfuar mbi ato të grupit.Pasi shpjegon situatën e grupit, Cozman ka bërë publike edhe listën me fitimet e anatarëve të Babastars. Dukshëm, fitimet më të mëdha shkojnë për liderin e grupit, Getoar Selimi, 39 për qind dhe pas tij, Skivi, Agon Amiga dhe Cozman, fitimet e të cilit kanë qenë vetëm 8 për qind.

 640 0 5c322cb83797e

“Publik i dashur, Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar prej shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë gjithçka që grupi ynë, ikonë e hip hop-it shqiptar, me bazë në Prishtinë, të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber. Grupi ynë, i regjisturar në firmën BABA STARS sh.p.k, nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemi shokë që nga dita e parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale të biznesit, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria.Jam krenar për gjithçka kemi bërë, por mosmarrëveshjet tona ndaj interesave personale kanë bërë që ne të mos jemi më bashkë si label. Në fakt, ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label për shkak të atyre interesave personale të lartpërmendura.Mbështetësve të Babastars, se s’mund t’u them fansa, se jemi të gjithë një familje, u kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop-it që ne e kemi kultivuar dhe Babastars, hip hopi i vërtetë, kanë për të qenë gjithmonë gjallë. Babastars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë dhe për këtë gjë jam shumë krenar…”