Kënga më e fundit e Rita Orës ‘Girls’, në bashkëpunim me Bebe Rexha, Charli XCX dhe Cardi B ka ngjallur reagime të shumta që në momentin e parë të publikimit. Të gjithë filluan të flisnin se Rita ishte biseksuale dhe madje edhe ajo vetë e pranoi hapur se ka pasur marrëdhënie edhe me vajzat. Megjithatë kjo është një pjesë e historisë së jetës së Rita Orës dhe ajo nuk mund ta fshehë këtë gjë. Madje ajo ndihet shumë e lirë dhe mund ta shprehë edhe me veprime këtë gjë.
Në videoklipin e këngës ‘Girls’ të publikuar përpara pak orësh në një moment, Rita shihet duke u puthur në buzë me këngëtaren tjetër, Cardi B. Pas deklaratës së biseksualitetit, tashmë ka filluar të përflitet më shumë ky gjest i këngëtares shqiptare. Publiku është i ndarë në pro dhe kundër, megjithatë një gjë është e sigurt, Rita ja doli mbanë të rrëmbente sërish vëmendjen e të gjithëve.