Deklaratë romantike nga Serkan Çayoğlu: “U martova me gruan më të bukur në Turqi”

Showbiz

Serkan Çayoğlu ka marrë pjesë në një aktivitet vetëm dhe i pashoqëruar nag bashkëshortja e tij, bukuroshja e serialeve Ozge Gurel. Çayoğlu ka shpjeguar arsyen përse ndodhej vetëm në këtë ceremoni. Ai u shpreh se edhe atij i vinte keq që e dashura e zemrës  nuk ishte pranë tij, pasi ndodhej me xhirimet e projektit të të ri.

Aktori tregoi se ditët e fundit të dhjetorit kishin qenë shumë të ngarkuara për të dhe e kishin gjetur disi të lodhur, por megjithatë shumë të lumtur që i kishte realizuar obvjektivat e vendosura në fillim të 2022. Çayoğlu zbuloi se ai dhe Ozge nuk kishin bërë një plan konkret për organizimin e natës së ndrrimit të viteve sepse të dyve iu pëlqente spontaniteti dhe i kishin besuar gjithmonë momentit!

Në fund të intervistës, aktori duke përdorur fjalë të ndjera deklaroi viti që po lëm pas kishte qenë një nga më të bukurit për të, pasi kishte kurorëzuar dashurinë  tetë-vjeçare në martesë:”Unë jam martuar me gruan më të bukur tëTurqisë” u shpreh ai gjatë deklaratës. Si kryefjalën e urimit për vitin 2023 aktori tha: “Shëndet, më shumë gjithçka tjetër, për të gjithë!”.