Dilan Çiçek Deniz për dashurinë: “Është arsyeja më emocionuese në jetën time”!

Showbiz

Dilan Çiçek Deniz, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes  për projektet, jetën privete dhe ndryshimet e herëpashershme në  imazhin e saj. Vitet e fundit Deniz ishte në një lidhje serioze me regjisorin islandez Thor Saeversson dhe ndërsa ishin në prag të martesës, një ndarje e papritur ka shokuar botën e show bizit dhe fansat e aktores në mbarë botën.  Zhurma që la pas ndarja e saj nga Saeversson ka zgjatur thuajse deri sot.

Së fundmi yli i serialeve e filmave, teksa është rrethuar nga kontratat e shumta me disa marka të njohura që i kanë ofruar shuma të mëdha për tu bërë imazhi i tyre, ofertat për projekte të reja dhe lumturisë në jetën private, ajo ka folur për sekretet e suksesit të saj, por gjithashtu  ka nënvizuar edhe atë çka është më e rëndësishme për të.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me të dashurin Rafael Cemo Çetin ajo është shprehur: “Kam një jetë të ngarkuar dhe plot tension këto ditë, por gjithçka po ecën mirë. Kam nënshkruar një marrëveshje me një markë bizhuterish dhe jam në pritje për projekte të reja Dashuria ime për punën nuk ka fund, por ka edhe dashuri më të mëdha se kjo në jetën time! Është familja dher miqtë e mi, por arsyeja e vërtetë  përse unë jam kaq e emocionuar dhe e lumtur,është Rafaeli”.Më pas duke qeshur ajo  shtoi: “ Jo çdo fillim e ka një fund, këtë herë shgpresoj shumë të mos ketë një të tillë””.