Deklaratë mbreslënëse nga Pelin Karahan: ”Nuk dua të jem femër tjetër”

Showbiz

Në një dalje të fundit publike, Pelin Karahan ka bërë një deklaratë mbreslënëse që nxirrte në hap dashurinë dhe respektimn ndaj vetes! Pyetjes së gazetarëve nëse kishte menduar ndonjëherë të kishte një pamje tjetër, të ishte një person tjetër apo të jetonte një tjetër jetë, bukuroshja e serisaleve i është përgjugjur me kthjelltësi:Nuk kam menduar asnjëherë dhe as tani nuk dua të jem tjetër femër!

Duke folur gjithashtu për projektin e ri, Karahan rrëfeu: “Vetëm në role mund të shfaqem një Pelin ndryshe! Do të më shihni në role që nuk i keni parë kurrë më parë tek unë, do të vij te publiku krejtësisht ndryshe!” Duke shtuar se nuk i pëlqen fakti që femra vendoset në pjesën më të madhe të roleve në portretizimin e personazheve që qajnë e trishtohen, ajo deklaroi se ndien më tepër përshtatje me një karakter të fortë e luftarak, pavarësisht gjinisë! “Më pëlqeu leximi i skenarit të fundit, jam në fazën e shqyrtimit e duhet të marr një vendim“, ka zbuluar Karahan, lajmin se rrethohet nga oferta të reja.