Deklarata e Fahriyes vë pikat mbi i në lidhje me paraqitjen e saj në Kanë

Showbiz

fahriyefud

Aktorja turke Fahriye Evcen ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë por për shtypin turk paraqitja e saj atje nuk ishte aspak e suksesshme. Ishte bashkëshorti i saj Burak Ozcivit ai që i pari dha një deklaratë në lidhje me këto komente. (Lexo këtu) Mirëpo, tashmë edhe vet aktorja ka një përgjigje për të gjithë ata që shkruan se ajo u injorua në Kanë.

“Rëndësia jonë në botë nuk është shumë e madhe. Jo të gjitha na njohin” – ka thënë aktorja. Gjithashtu, ajo ka shtuar se i gjithë eventi ishte një eksperiencë shumë e bukur ku kryesisht veçoi takimin e aktoren e famshme italiane Claudia Cardinale me të cilën Evcen ka interpretuar në një film.

Ajo gjithashtu falenderoi stilistin e saj Georges Hobeika për fustanin të cilin veshi në tapetin e kuq në Kanë.

Nga ana tjetër, vet fansat e aktores kanë reagur ndaj shtypit turk. Ata shprehen se vet media po e ekzagjeron faktin që aktorja nuk u fotografua në Kanë duke shkruar herë pas herë se interesi ndaj saj ishte i ulët ndërkohë që duhet ta mbështesnin atë.