Dekalaratë dashurie nga Hazal Kaya: “E Kam kërkuar Aliun nga Universi …”

Showbiz

Hazal Kaya, aktorja me të cilën takoheni çdo mbrëmje në serialin “Dashuri e ndaluar”, ku ajo portretizon Nihalin, ka folur  sërish për dashurinë e jetës ndërsa ishte së fudnmi e ftuar në një program televiziv.

Gjatë intervistës me gazetaren, aktorja e njohur e serialeve të shumta, ka rrëfyer historinë e takimit me bashkëshortin. Aktorin e njohur Ali Ataj. “E takova Aliun në një vend dhe ndjeva menjëherë se më pëlqeu shumë. Më kujtohet si të kishte ndodhur dje, ai më thirri për një skenar të shkruar për një film, për të marrë mendimin tim. Në fakt, Aliun e kisha kërkuar prej muajsh nga Universi dhe miqtë tanë të përbashkët. Unë kurrë nuk kam qenë kaq kërkuese, sa në rastin e tij” tha ajo në deklaratën mbreslënëse të dashurisë.

Aktorja, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, po jeton martesën e saj të lumtur me aktorin Ali Atay prej shkurtit të vitit 2019.