Defne Samyeli tërheq vëmendjen nga tribuna për të ndihmuar personat e prekur nga sulmete pamëshirshme në Rafah

Showbiz

Pas sulmit të Izraelit në qytetin e tendave në Rafah, historia e titulluar “Të gjithë sytë nga Rafah” u shpërnda nga më shumë se 37 milionë njerëz në Instagram. Teksa shumë emra të njohur edhe nga bota e filmave dhe serialeve në Turqi dhanë vëmendjen dhe interesin e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi edhe fjalët e aktores dhe këngëtares Defne Samyeli tërhoqën reagimet e fansave të saj. Gazetari e pyeti atë, se si i shikonte ngjarjet e fundit në Rafah dhe ajo është përgjigjur si më poshtë: “Mendoj se kjo pyetje dhe të gjitha përgjigjet që i janë dhënë kësaj pyetjeje janë duke luajtur me tribunat. Kjo është një çështje që vazhdon për dekada dhe ka dinamika shumë të ndryshme në themel të saj. Duhet bërë diçka jashtë mikrofonit dhe mediave sociale, dy rreshta: ‘Të mos vdesin fëmijët, të pushojnë lotët, të mos ketë luftë’, kjo është ajo për të cilën duhet luftuar!  Mendoj se të thuash “le të ketë paqe” është jashtëzakonisht sipërfaqësore dhe synon të tërheq klikime. Masakra e njerëzve në botë nuk është diçka që  mund të pranohet në paqe. Është një qasje jashtëzakonisht naive të mendosh se do të ketë paqe në këtë botë për sa kohë që sistemi është i tillë, përderisa kemi ushtarë, ushtri dhe armë. Duke folur për këtë çështje deri në mëngjes do të ndihmojmë? Unë nuk mendoj kështu”.

Reagimi i Defne Samyelit u komentua si  reagimi i duhur i ndërgjegjes kolektive.