Defne Samyeli hedh poshtë pretendimet për lidhje romantike: “Është vetëm një bashkëpunim muzikor”

Showbiz

Emri i aktores dhe këngëtares Defne Samyeli u përfshi javën e kaluar në thashethemet për fillimin e një lidhjeje romantike me Çarı Telkıvıran.Artistja  është parë me mikeshën e saj pak ditë më parë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

“Le ta sqarojmë këtë situatë njëherë e përgjithmonë. Ne po bashkëpunojmë për një projekt muzikor të cilin jemi duke regjistruar në studio.

U ndjeva në siklet kur dëgjova se parja jonë së bashku,u trajtua sikur mes nesh të kishte një tjetër marrëdhënie”, shprehu aktorja kaqardhjen e saj ndaj interpretimit të situatës. Ajo përfundoi duke zbuluar se ata nuk po fshihnin asgjë, e madje së shpejti do të shfaqeshin para publikut duke kënduar së bashku.