Defne Samyeli deklaron me bindje: “Kostumet e mia skenike nuk mund kritikohen”

Showbiz

Defne Samyeli, artistja sharmante, e cila gjithmonë ka qenë e tillë edhe përmes personazheve të portretizuara, si psh. ai i Siren në setrialin “Nusja nga Stambolli”, është shprehur së fundmi me vetbesim të lartë me fjalët se askush nuk mund t’i kritikoj veshjet e saj.

Gjatë intervistës së fundit, ajo deklaroi se aktualisht po merr trajnime të mëtejshme për muzikën, ka një axhendë me koncerte jashtë vendit dhe është duke punuar me ritme intensive, ndërsa nuk fle më shumë se katër orë.

Deklarata pikante e aktores dhe këngëtares së famshme: “Më pëlqen të pëlqehem!”, nuk kaloi pa u ndjerë. Por të qenit vazhdimisht në qendër të vëmendjes, me sa duket nuk pëlqehet po njësoj nga njëra prej vajzave të saj, e cila është fografuar në makinë, duke u munduar ta fsheh fytyrën nga objektivi i aparateve fotografike. Pyetjes nëse fama dhe jeta publike është e mirëpritur edhe nga të bijat njësoj siç e dëshiron ajo, Samjeli iu përgjigj: “Edhe pse ato janë vajzat e mia, jemi persona të ndryshëm dhe unë nuk mund ‘t’i detyroj të pëlqejnë çka më pëlqen mua. Nëse nuk duan vëmendje publike është e drejta e tyre dhe detyra ime ti mbroj nga kjo”.

Aktorja, e cila nuk e ka fshehur se gjithmonë kujdeset për rrugëtimin e saj personal, pavarësisht ngjarjeve që përjeton, përfundoi duke dhënë mesazhin se të fajësosh marrëdhëniet me njerëzit, vendin ku jeton, apo ekonominë, ndjell vetëm negativitet dhe jo kreativitet në jetën e gjithsecilit prej nesh.