Dedikimi më i bukur për Shën Valentin? Ai që Tolgahan sapo i bëri Almedës!

Showbiz

abazi

Ata janë një nga çiftet më të bukura në Turqi. Aktori dhe modelja, kanë disa arsye më tepër për të festuar. Në prag Shën Valentini, çifti ka festuar ditëlindjen e 26-të të Almedës, si dhe përvjetorin e parë të martesës së tyre. Një Shën Valentin plot dashuri apo jo?

E pikërisht, këtë gjë e kanë reflektuar edhe fjalët e ëmbla, që aktori i ka dedikuar bashkëshortes së tij. “Të pafajshëm, elegant, zemër e bukur, e bukura ime, gruaja ime e dashur, gjithçkaja ime. Gëzuar ditëlindjen! Zot na dhëntë përvjetore të bukura, për të ecur së bashku përpara, për të kapërcyer pengesat e vështira të jetës, për të qenë të lumtur dhe të qetë gjithmonë. Të dua shumë!”

almeda