Prej kohësh një nga mënyrat e promovimit të projekteve të reja nga artistët është reklamimi i këngës me postime në ‘Instagram’. Pikërisht këtë mënyrë ka zgjedhur Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata për të treguar se këngë të reja janë rrugës. Ato do prezantojnë projekte që i dedikohen dashurisë dhe të dyja kanë zgjedhur mënyra shumë speciale për t’i prezantuar.
Në fillim ishte Elvana ajo që postoi në ‘Instastory’ një frazë që i bëri të gjithë të habiten. Ajo që dukej si një deklaratë dashurie e dedikuar për dikë, në fakt ishte titulli i këngës së re së këngëtares së njohur. Elvana do rikthehet pas një mungese disa mujore.Edhe Dafina me anë të një fotoje ku duket vetëm këmba e saj, me siguri e shkëputur nga ndonjë sekuencë e klipit ka zgjedhur të tregojë se shumë shpejt do sjellë një këngë të re që i dedikohet dashurisë dhe ndarjes.Fansat mezi po i presin këto projekte dhe duket se publikimi nuk do vonojë shumë.