Dedikim i motrës së Tolgohan për Almeda Abazin

Showbiz

 

almeda

Disa ditë më parë, më 13 shkurt bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kurorëzoi dashurinë e asaj me aktorin e mirënjohur turk Tolgohan Sayisman. Çifti u martua në një ceremony të vogël në Beverly Hills. Ndër urimet e shumta që ata morën, mund të themi se më i veçanti është ai i motrës së aktorit.

“Tek shihja këtë fotografi për herë të parë, mendoja se isha unë. Kështu u ndjeva sot. Vëllai im ka qenë më shumë se një vëlla për mua. Ai ka bërë shumë sakrifica, më ka mbrojtur gjithmonë. Ai ishte në të njëjtën kohë vëllai dhe babai im. Sot, isha dëshmitare në martesën e tij me një grua të mrekullueshme të quajtur Almeda.

Gjithmonë kam thënë se nuk do ta ndaja kurrë vëllain me dikë tjetër, por kuptova që Almeda është personi i duhur dhe shpresoj që tashmë ta ndajë ajo me mua Tolgën. Emocionet nuk mund të kontrollohen dhe as shpjegohen dhe në këtë fotografi është kapur ajo që duhet. Jam shumë e lumtur për të dy dhe shpresoj të jetoni gjithë jetën bashkë dhe të lumtur!” – është shprehur ajo.