Kenan Doğulu, bashkëshorti i protagonistes së serialit ” Dashuri e Ndaluar”, aktores së famshme Beren Saat, e ka lavdëruar dhe mbuluar me dedikime romantike atë përgjatë një bisede telebvizive të fundit. Saat, e cila numëron dhjetra role të sukseshme gjatë karrierës së saj, ku pikasi kryesisht me interpretimin e personazhit të ‘Bihterit’, duket se në jetën reale e ka gjetur dashurinë që e bën të lumtur çdo ditë të jedtës së saj. gjatë bisedës televizive, fillimisht këngëtari ka treguar se siishte njohur me Beren dhe kujtoi: “Ne u takuam në një festë! Miqtë tanë si Yılmaz Erdogan dhe aktorja e njohur Belçim Bilgin po përpiqeshin të na afronin me njëri-tjetrin. Në momentin që u takuam, bota ndaloi për mua! Unë mbeta i mbërthyer dhe në atë çast as mund të lëvizja, as mundtë thoja diçka. Fjalët më ngatrroheshin me njëra-tjetrën, njësoj si mendimet “. Doğulu ka deklaruar se për pak kohë, ata nuk kishin krijuar asnjë komunikim dhe pas kësaj miqtë e tyre sajuan një takim të dytë. Doğulu dhe Saat u martuan në Los Angeles në vitin 2014, pas një miqësie 2-vjeçare.